Gjithçka që na pyesin pronarët para se të fillojnë — për produktin, çmimin dhe vendosjen.
Kura është një aplikacion rezervimesh dhe menaxhimi për berberë, sallone dhe biznese të tjera me termine. Klientët e tu rezervojnë online 24/7, stafi e sheh ditën e vet në një aplikacion mobile, dhe ti e sheh orarin dhe xhiron ditore në një panel të vetëm.
Ndan një link të vetëm rezervimi — në Instagram, WhatsApp, Google ose me QR kod në lokal. Klientët zgjedhin personin e stafit, shërbimin dhe një orar të lirë. Ata s'kanë nevojë të shkarkojnë aplikacion e as të hapin llogari.
Po. Faqja e rezervimeve ofron vetëm orare që janë vërtet të lira, bazuar në orët e punës, ditët e pushimit dhe terminet ekzistuese të çdo anëtari të stafit. Edhe klientët pa termin që i shton vetë e bllokojnë orarin njësoj.
Çdo rezervim merr konfirmim automatik me email dhe kujtesa para terminit, ndërsa stafi merr njoftime push. Lokalet zakonisht shohin më pak termine të harruara që në javët e para.
Po — një aplikacion falas për iOS dhe Android për çdo berber a anëtar stafi. Secili sheh axhendën e vet, shënon punët e kryera dhe shton klientë pa termin aty për aty; gjithçka sinkronizohet live me lokalin.
Një çmim i thjeshtë për lokal: 2,500 Lekë në muaj, gjithçka e përfshirë — staf pa limit, faqja e rezervimeve, aplikacioni mobile, kujtesat, raportet dhe suporti. Pa tarifë fillestare dhe pa komision mbi rezervimet.
Jo. Kura është muaj pas muaji dhe mund ta anulosh kurdo. Nuk ka detyrim dhe nuk ka tarifë anulimi.
E ngremë lokalin bashkë me ty — shërbimet, stafin dhe oraret e punës. Shumica e lokaleve janë live dhe marrin rezervime po atë ditë.
Jo. Kura punon në shfletues në çdo kompjuter, tablet a telefon që ke tashmë, dhe aplikacioni i stafit punon në çdo telefon iOS ose Android.
Ty. Lista e klientëve dhe historiku i rezervimeve i takojnë biznesit tënd; Kura i përpunon vetëm për të ofruar shërbimin, sipas parimeve të GDPR. Mund të kërkosh eksport ose fshirje në çdo kohë.
Jo. Kura funksionon për sallone flokësh, studio thonjsh, masazh e spa, estetikë, vetulla e qerpikë, studio tatuazhesh dhe çdo biznes tjetër që punon me termine.
Kura është ndërtuar në Evropë dhe funksionon kudo. Onboarding-u dhe suporti ofrohen aktualisht në shqip dhe anglisht.
Aplikacioni i rezervimeve & menaxhimit për bizneset me termine.