Pyetje

Sa kushton?

2,500 Lekë në muaj, për dyqan. Staf pa limit.

A ka provë falas?

Jo. Pagesa e parë hap 45 ditë.

Si paguaj?

Faturë për çdo pagesë, transfertë ose në dorë.

Sa zgjat setup-i?

E bëjmë ne, dyqan për dyqan.

A më duhet pajisje e re?

Jo. Një telefon ose kompjuter që e ke tashmë.

Çfarë është Kura?

Një link rezervimi për klientët e tu dhe një agjendë për dyqanin. Pa instaluar asgjë.

Si rezervojnë klientët e mi?

U dërgon një link të vetëm. Zgjedhin personin, shërbimin dhe orën.

A i ndalon rezervimet e dyfishta?

Po. Ofrohen vetëm orët që janë vërtet të lira.

A ka aplikacion për stafin?

Po, për Android. Secili sheh ditën e vet.

A ka app për iPhone?

Jo ende. Stafi me iPhone e përdor nga faqja.

A dërgon SMS?

Jo. Email dhe njoftim në app.

Kush i zotëron të dhënat?

Dyqani. I merr kur të duash.

Çfarë ndodh nëse ndaloj?

Të dhënat i merr, pa pengesë.

A punon për floktore, thonj, masazh, estetikë?

Sot vetëm berbershope. Të tjerat po i ndërtojmë — na trego si punon dita jote.

Në cilat vende funksionon?

Sot ngremë dyqane në Shqipëri.

Na shkruaj për dyqanin tënd

Na thuaj kush je. Të përgjigjemi në WhatsApp dhe e ngremë dyqanin bashkë.

Kura
NIPT —————————
Adresa ——————————